Extra E dini se cili shtet ka më shumë ishuj në botë?

E dini se cili shtet ka më shumë ishuj në botë?

A e kishit menduar ndonjëherë se kush është shteti me më shumë ishuj në botë? Kanadaja mburret si vendi me më shumë liqene në botë, ndërsa Rusia si vendi me më shumë pemë në botë, ku 45 % e territorit të saj konsiderohet pyll.

Ndërsa vendi me më shumë ishuj në botë nuk e mban as Greqia, as Indonezia apo Kanadaja, por Suedia me plot 221 800 ishuj, kryesisht të pabanuar.

Statista, një kompani gjermane që ofron statistika, thotë se ky numër përfshin edhe ishuj të vegjël që janë deri në 25 metra katrorë

Pas Suedisë vjen Finlanda, me 188 000 ishuj, ndërsa Norvegjia e treta me 55 000 ishuj.