”Kjo është mënyra se si ish-kampioni i Formula 1, Michael Schumacher jeton sot”, ishte titulli i gazetës gjermane ”Bild”, që rindez shpresat e lexuesve të saj për një përmirësim të mundshëm të kampionit të Formula 1.
”Për kujdesin ndaj Schumit ka rreth 10 ekspertë të rehabilitimit, fizioterapistë dhe infermierë që ndihmojnë familjen e kampionit për të shpejtuar rimëkëmbjen e tij”, thotë ”Bild”.
Në pesë vitet e fundit, zyra e vjetër e Schumit është shndërruar në një dhomë spitalore super të pajisur.
“Asgjë nuk është lënë pa bërë për të shpejtuar shërimin e Schumacherit”, thotë ”Bild”, që raporton se, ndër të tjera, atij i ofrohet për të dëgjuar zhurmat e makinës së tij të garave.
“Për pyetjen si është gjendja e Schumacherit ka një përgjigje të shkurtër”, thotë ”Bild”.
”Kampioni i Ferrarit nuk është më në rrezik për jetën!”.