Zlatan Ibrahimovic na lë përherë gojëhapur me “bëmat” e tij. Kontravers, unik dhe i papërsëritshëm është jo vetëm në fushën e blertë, por dhe jashtë saj. Duke kujtuar hapat e parë në futboll, që i hodhi në vendlindje, Malmo, sulmuesi më i mirë suedez do të nënvizonte:
“Kampi i stërvitjes në Malmo ishte 7 km nga shtëpia ime dhe shpesh më duhej ta bëja në këmbë. Ndonjëherë, tundimi ishte shumë i madh, veçanërisht nëse shihja ndonjë biçikletë të bukur. Një herë pashë një të verdhë me disa kuti në koshin përpara dhe mendova: Pse jo? Kështu, e mora dhe hipa në të. Por, pas një kohe fillova t’i bëj pyetje vetes, sikur ka diçka të çuditshme në këto kuti. Dhe pastaj e kuptova; ishte biçikleta e postierit, po ecja me postën e lagjes!
Një herë tjetër më morën biçikletën e fundit që kisha vjedhur. Dhe ngela atje, jashtë fushe, duke menduar se çfarë të bëj. Nuk hezitova dhe mora një biçikletë të re, që ishte aty, jashtë dhomave të zhveshjes. Tri ditë më vonë, i gjithë ekipi u thirr për një takim rreth vjedhjes së biçikletës. Kishte qenë biçikleta e zv.trajnerit”.