Politika “E djeg mandatin, nëse inceneratori i Elbasanit është në punë”, Balla-Sulës: Shko...

“E djeg mandatin, nëse inceneratori i Elbasanit është në punë”, Balla-Sulës: Shko digje nesër me 90 ton mbetje

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka kërkuar që kryeministri Edi Rama të paraqitet në Kuvend për t’u përballur me deputetët e opozitës që kërkojnë interpelancë për çështjen e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj.

Sula shkoi më tej në çështjen e inceneratorëve, duke deklaruar se djegësi i Elbasanit është vendosur në punë vetëm dy javë gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 Majit.

Për më tepër ai sfidoi mazhorancën, duke thënë se në qoftë se provojnë se inceneratori i Elbasanit punon, ai do të dorëzojë mandatin e deputetit.

Dashnor Sula: Çfarë duhet të ndodhë më shumë në këtë vend se rasti i fundit i inceneratorëve, për të cilin ju keni votuar opozitën gjatë 2-3 viteve. Ideatori, inskenuesi dhe njeriu që ka ngritur këtë skemë, ishte Arben Ahmetaj si ministër i Financave që përgatiste skemën. I keni bërë që të keni para për blerjen e votave. I përdorni këtë para të inceneratorëve që financojnë mediat që të mos flasin. Ju duhet t’i mbyllni dhe gojën e opozitës vetëm e vetëm për të mos denoncuar skandalet. Kjo skemë është e qartë si drita e diellit. Unë si deputet i qarkut të Elbasanit, sfidoj qeverinë, mazhorancën nëse inceneratori i Elbasanit punon pas 14 Majit, jap dorëheqjen. Punoi vetëm 2 javë para votimeve sepse për t’i hedhur sy të gjithë shqiptarëve dhe votuesve sepse nuk punon inceneratori i Elbasanit. Arben Ahmetaj u tregua burrë i zgjuar që iku sepse ai është tmerri juaj tani dhe do të vijë dita kur ai të denoncojë të gjitha. Do vijë dita kur të gjithë do të jepni llogari kush ka futur duart tek inceneratorët.

Taulant Balla: Sula, mos e digj mandatin kot, ose shko digje nesër kur të digjen dhe 90 ton në impiantin e trajtimit të mbetjeve në Elbasan. Ka qenë në punë. Vetëm mos na digjni flamurin se ky na duhet. Punon Dash. Vetëm mos bëj premtime.