Të gjithë sytë do të jenë në Ankara më 12 shkurt kur presidenti i Turqisë Erdogan, një vend anëtar i NATO-s pret për herë të parë pas gati dy vitesh luftë, presidentin Vladimir Putin.
Vëmendja është përqendruar në Ankara me shpresën se presidenti Erdogan i cilësuar si “Sulltani i Bosforit” do të arrijë të ulë në bisedimet e paqes Rusinë dhe Ukrainën. Erdogan ka marrëdhënie të mira me të dy vendet. Ai ka shprehur mbështetjen për tërësinë territoriale të Ukrainës, madje e ka furnizuar këtë të fundit me armë, por nga ana tjetër nuk i është bashkuar politikës së sanksioneve ndaj Moskës.
Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan ka zbuluar për herë të parë se Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe homologu i tij rus Vladimir Putin gjatë vizitës së liderit rus në Ankara do të diskutojnë luftën në Ukrainë dhe nismën për të eksportuar grurë përmes Detit të Zi.
Ai shtoi se Turqia po punon me Ukrainën dhe Rusinë për të ringjallur nismën e eksportit të grurit në Detin e Zi, me ndërmjetësimin e OKB-së dhe Turqisë, për të mundësuar eksportin e sigurt të grurit ukrainas përmes Detit të Zi, pasi Moska u tërhoq nga nisma në korrik 2023.
Vizita ne Ankana do të jetë e parë që Putin viziton një vend anëtar të NATO-s që nga fillimi i luftës në Ukrainë në vitin 2022.
Putin ka udhëtuar rrallë jashtë vendit që nga fillimi i luftës dhe udhëtimet e tij kanë është dobësuar më tej që nga viti i kaluar, kur Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër arresti për deportimin e supozuar të fëmijëve ukrainas në Rusi, gjë që konsiderohet një krim lufte.