Ilda Bejleri është një ndër femrat më të bukura dhe seksi të gazetarisë sportive shqiptare.
Ajo shpeshherë është në qendër të vëmendjes nga postimet provokuese që bën në rrjetet sociale, apo deklaratat e ndryshme që jep nëpër intervista.
Së fundmi Ilda ka qenë e ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”, ku është pyetur për veshjet e saj dhe për dekoltenë.
“Unë nuk e di pse më thonë se e hap shumë dekoltenë. Vetëm një Muç Muçi në fakt e ka pasur shumë problem. Dekoltenë e hap aq sa më lejon të hap gojën dhe jo më shumë. Është diçka më se normale. Mbaj mend që para 5 vitesh vishja një golf deri në fyt dhe më pas vazhdova ta ul pak golfin deri sa jam tani. E hap dekoltenë aq sa hap gojën”, ka thënë Ilda duke thumbuar dhe një herë gazetarin, Mustafa Nano.
Kujtojmë se disa muaj më parë në media bëri bujë një deklaratë e gazetarit, i cili kritikonte ashpër dy moderatoret sportive, Ilda Bejlerin dhe Bora Zemanin për veshjet e ekzagjeruara në emisione.
“Unë nuk kam asnjë pamje të Ilda Bejlerit atë mbrëmje për t’jua treguar tani, sepse SuperSporti mesa duket nuk e ka bërë zakon që t’i hedhë në web, në Youtube, programet e veta televizive. Por unë po ju them se veshja e Ilda Bejlerit ishte e trishtueshme, ishte vulgare, ishte e pashijshme. Gati-gati ishte fyese. Një fustan si këmishë nate shumë i shkurtër, shumë i ngjitur pas trupit, tmerrësisht i ngjitur pas trupit”, tregonte ndër të tjera Nano.