Flamuri i opozitës siriane është valëvitur ditën e sotme në Moskë, pas rrëzimit të regjimit të Bashar Al Assad.
“Është ‘e jashtëzakonshme’ të shohësh flamurin e opozitës siriane të valëvitet në Ambasadën sirian në Moskë, duke pasur parasysh se ai përfaqëson vetë forcat që Rusia po përpiqet të shkatërrojë për gati një dekadë”, thotë korrespondenti i Sky News në Moskë, Ivor Bennett.
Ende nuk ka pasur asnjë pamje të Bashar al Asadit që pas rebelimit, por Kremlini ka dhënë “komente të fshehta” duke sugjeruar se raportet se atij i është dhënë azil në Rusi ishin të sakta.
“Kjo nuk do të ishte befasi, duke pasur parasysh se Moska ka bërë kaq shumë në dekadën e fundit për ta mbajtur atë në pushtet,” tha Bennett.
“Ajo që është e sigurt është se ai nuk është në ambasadën siriane”, shtoi ai më tej.