Ministria e Jashtme ruse ka dhënë një deklaratë zyrtare me anë të zëdhënëses, Maria Zackarova, ku kritikon deklaratën e kryeministrit shqiptar Edi Rama, gjatë një emisioni televiziv, ku sipas tyre ka folur për një bashkim të mundshëm të Kosovës dhe Shqipërisë.
“Ne e konsiderojmë deklaratën e kryeministrit shqiptar Edi Rama mbi bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës si absolutisht të papranueshme. Promovimi i planeve të krijimit të ‘Shqipërisë së Madhe’ bie ndesh me ashpër me dispozitat e Rezolutës të Këshillit të Sigurimit të OKB -së dhe minon stabilitetin në rajon”, tha Zakharova.
Kjo e fundit shtoi se kjo ide e Ramës dëmton planet për bashkëpunim dhe treg të përbashkët midis Tiranës dhe Beogradit, referuar kështu nismës “Open Balkan”.
“Raste të tilla të dëmshme absolutisht nuk i përshtaten kontekstit të përpjekjeve bashkëpunuese të Beogradit dhe Tiranës për krijimin e një tregu të përbashkët, të ndërmarrë prej tyre në kontekstin e nismës rajonale të Ballkanit të Hapur, të përbashkët me Shkupin”, tha Zakharova.