Gazetari investigativ Artan Hoxha ka dhënë detaje të reja në lidhje me ekzekutimin e Roan Brahimit disa ditë më parë në Greqi. Sipas Hoxhës, ai mund të jetë shitur nga të tjerët pasi nuk ishte e lehtë ta lokalizoje dhe ta vrisje.
Ai tha se vrasja e Brahimit në Greqi ka lidhje me ekzekutimin e Gentjan Bejtjas disa muaj më parë në Larushk të Fushë Krujës, pasi personat e përfshirë në vrasjen e Bejtjas janë të afërm të Brahimit.
Artan Hoxha: Ai njihet me emrin Sidi, ka qenë i përfshirë në një ngjarje. Ky është thirrur në mirëbesim nga një kushëri, dhe ka shkuar me mirëbesim te Ervis Martinaj, kur ka shkuar e kanë marrë peng dhe është dhunuar. Ky u ka thënë nëse nuk më vrisni, nuk do flas. Unë e kam takuar në Dubai për herë të fundit. Pjesa e familjes nuk ka shumë rëndësi, këta janë njerëz që bëjnë një jetë jonormale. Ai nuk mund të vritej kollaj.
Goditja e tij në Greqi, Athina është një nga qytetet më të rrezikshme të Europës. Kanë ndodhur shumë vrasje të grupeve kriminale shqiptare, serbe, malazeze. Sigurisht që këtë jetë që bënte i ndjeri, kishte një kosto, si financohej kjo kosto. Nga aktivitete që ai detyrohej t’i bënte kur ishte në kërkim.
Në vrasjen e Gentjan Bejtjas, njerëzit që u arrestuan janë njerëz të afërm të Sidit. Lidhja më direkte për vrasjen e tij është vrasja e Gentian Bejtjas. Njerëzit që u arrestuan për vrasjen e tij, janë njerëz të afërm të Sidit, familja e tij jetonte në një banesë rezidenciale në periferi te TEG-u. Ai është shitur, informacioni për vendndodhjen në Athinë. Nuk mund ta gjenin kaq kollaj.