Sipas hulumtimeve, rreth 60% e njerëzve 18 vjeç e lart nuk janë në gjendje të bëjnë një bisedë pa gënjyer një herë në dhjetë minuta.
Mesatarisht, tre gënjeshtra thuhen nga të rriturit çdo dhjetë minuta.
Teuta Borova eksperte udhëtimesh tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se vendet e varfra janë më të prirura të gënjejnë se vendet e pasura.
“Sa më të zhvilluara, të civilizuara të jenë vendet, përqindja e gënjeshtrave është shumë e ulët, dhe sa më të varfra dhe mungesë qytetarie të kenë aq më të mëdha janë gënjeshtrat. Arabët janë kombi numër 1 që gënjejë, me sa duket e kanë në ADN, gënjejnë pa arsye. Të bësh një biznes, apo të lësh një takim me ta…prezantohen si beqarë dhe janë të martuar. Në Perëndimi kjo nuk të ndodh kaq shpesh”, tha ekspertja.