Aktorja, Pelin Karahan, ka pranuar pak ditë më parë se është me origjinë shqiptare. Teksa ishte e ftuar në një emision, Pelin tregoi se është lindur dhe rritur në Ankara, por gjyshja e saj është shqiptare.
“Unë jam lindur dhe rritur në Ankara, por jam me rrënjë shqiptare nga ana e gjyshes,”- tha aktorja, e njohur për rolin e saj në serialin “Sulejmani i Madhërishëm”.
Gjatë bisedës, moderatori zbuloi se i njeh mirë shqiptarët dhe zakonet e traditat e tyre, pasi bashkëshortja e tij është po ashtu shqiptare.
“I thonë Albania. Në fakt, Shqiptarët kanë një emër që më pëlqen shumë. Iliria. Edhe gruaja ime është shqiptare. 100%,”- tha ai.
Ndërkohë, një tjetër i ftuar në studio e pyeti: “A janë shqiptarët këmbëngulës siç thonë?”.
“Shqiptarët janë pak këmbëngulës. Janë shumë të drejtë. Janë të vendosur. Gratë janë shumë të besueshme dhe të drejta,”- u përgjigj ai.
Pelin është 36 vjeç dhe prej shtatë vitesh është e martuar me Bedri Guntas. Ata kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në vitin 2014. Ata janë bërë prindër të dy djemve: Ali Demir, i cili erdhi në jetë në vitin 2014, si dhe Can Eyup, i cili lindi në vitin 2017.