Pas kërcënimeve të vazhdueshme dhe dhunës fizike, një grua nga Lezha ka lajmëruar policinë për rrezikun që i kanosej nga bashkëshorti i saj.
Pasi forcat e policisë kanë mbërritur në banesën e çiftit, kanë vënë në pranga shtetasin Z. K., 50 vjeç, banues në Pllanë, të cilit i janë gjetur një armë zjarri kallashnikov me krehër me 10 fishekë, një kuti metalike me 750 copë fishekësh luftarak dhe 10 m fitil zjarrpërcjelljës.
Sipas policisë, 50-vjeçi në mënyrë sistematike ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, të cilën e kishte kërcënuar se do ta vriste me armë.