Gruaja vret burrin sepse e kritikonte vazhdimisht për gatimin.
Slava Davydkin, 43 vjeç, u vra në banesën e tyre në Rusi me 30 thika në gjoks nga gruaja e tij, Evgenia, 31 vjeçe.
Gjatë një darke me disa miq, burri ishte ankuar për mungesën e kripës.
Ajo ishte lodhur nga marrja e kritikave të mënyrës së gatimit kështu që e priti burrin e saj të binte në gjumë. Kur kuptoi se ai ishte në gjumë të thellë, mori një thikë dhe nisi ta godiste pa pushim.
Sipas Daily Mail, gruaja e kishte kryer vrasjen para fëmijës së tyre katërvjeçar dhe më pas ia rrëfeu çdo gjë autoriteteve.
31-vjeçarja i tha policisë se ajo u ofendua pasi burri, para mysafirëve i tha se mungesa e kripës ishte dëshmi se gruaja e tij nuk e donte aq sa duhet.
Gruaja është arrestuar, por ndodhet nën arrest shtëpie, kështu që ajo mund të vazhdojë të kujdeset për fëmijën e saj.