Aktualitet E kryqëzuan në rrjetet sociale, reagon sërish tenori Hushi: As ma ndjen...

E kryqëzuan në rrjetet sociale, reagon sërish tenori Hushi: As ma ndjen hiç, unë vlej…!

Pasi e kryqëzuan në rrjetet sociale, duke e sharë e komentuar me të gjitha mënyrat, tenori Agim Hushi, i çuditur nga gjithë ai lum kritikash e sharjesh, ka reaguar sërish në Facebook me një foto dhe një postim personal.

Duke iu përgjigjur kritikëve të tij, Agim Hushi thotë se kritikat ia lartësojnë figurën dhe se ka shumë dashamirës që i ofrojnë mbështetje dhe dashuri.

Ja postimi i plote i tenorit ne rrjetin social:

“Te dashur miq

Eshte e pabesueshme e gjitha kjo!

Nuk mund ta besoj akoma se si nje postim personal per miqt e mi, me dashurine dhe reagimin e natyrshem njerzor te kthehet ne nje agresion te verber, ku mungesa e arsyes, cmira e zeze dhe instikte te nje gjykimi balkanik te hedhin balte mbi nje njeri dhe jeten e tij pa asnje shkak ose per shkakun e vetem se foli sinqerisht per nje klase politike qe po e bente te ikte ate dhe mijra bij dhe bija te tjere.

Nje shoqeri qe nuk ngurron te hedh balte vetem se ka lexuar gazeten, bile arrin deri aty sa qe nje “filozof” shkruante se kisha peshtyre atdheun megjithse kur e pyeta ma trego ku e paskam bere kete mu pergjigj se nuk e kam berë nje “gazetare” me quan Gimo dhe “len pushimet” pse paskam thene qe me vjen turp qe jam bashkombas me hajdutet e popullit tim, paskam bere tradheti pse me dhemb qe populli im eshte perdorur nga politika!

Po te ishte ndryshe kush e mbane kete klase politike mbi koke?

Nderkoh mijra e mijra mesazhe mbushen inboxin tim me suport dhe dashuri. Nuk gjej fjale si t’i falenderoj.

Por do te doja qe dhe ata qe ndoqen turmen dhe me “mallkuan”, te rishikojne me qetesi fjalet e mija dhe ta kuptojne se jane fjale qe i thone shqiptaret cdo dite.

Sdo doja kurre te zhgenjeja njeri por sme interesojne fare pasi gjithe jeten jam ndeshur me ziliqaret, cmirezinjt dhe njerzit e lindur me sindromen e tmerrit kur dikush ecen me kembet e tij dhe prek suksesin!

Nuk jam une natyrisht shkak i vrerit te tyre, as zeri im nese braktiset plazhi ne Shqiperi apo sepse kthehem une te jetoj ne Sydney.

Ju siguroj se fyrjet e tyre jo vetem qe se thyejne, por me lartesojne dhe me bejne krenar se vertet une vlej…

Nderkoh mund t’ju them se me miqt e mij te komunitetit shqiptar ketu ne Sydney jam takuar me mall dhe me nostalgjine e miqve 20 vjecare!

Familja Ramadani, nje familje e shkelqyer me tradita keto dit me ka ndejtur kaq prane dhe suporti i tyre vellazror me ka bere te ndihem si kurre me pare krenar per gjithcka kam bere dhe arritur.”