Extra E marta pa “Big Brother VIP”, finalja e së premtes premton surpriza

E marta pa “Big Brother VIP”, finalja e së premtes premton surpriza

“Big Brother VIP Albania” do të ketë disa ndryshime për javën që vjen.

Produksioni me autorët po kujdesen në detaje për finalen e madhe të së premtes, kështu që u vendos që “Big Brother VIP” të mos transmetohet këtë të martë, pasi duhet kohë për t’u përgatitur.

Top Channel ka hartuar një plan për zëvendësimin e orëve Prime në televizion për të martën. Në vend të “Big Brother VIP” do të zhvillohet emisioni “Fan Club”.

Ky emision nuk do të jetë i drejtpërdrejtë. Do të regjistrohet një ose dy ditë përpara.

Më 18 shkurt, të premten që vjen, do të jetë finalja e madhe.

Tashmë zyrtarisht finalistë janë aktori Donald Veshaj, balerini Ilir Shaqiri, modelja Beniada Nishani dhe moderatorja Einxhel Shkira.

Katër banorët e mbetur janë në garë për çmimin kryesor prej 115 mijë eurosh, fitues do të shpallet në finalen e madhe që mbahet më 18 shkurt.

Kujtojmë që formati i “Big Brother VIP” u rikthye pas katër vitesh dhe për herë të parë pjesë e tij u bën personazhe të njohura.