Motra e Mariah Carey ka paditur të motrën e saj, për shumën e 1.2 milionë dollarëve, pas stresit të jashtëzakonshëm emocional që këngëtarja 50-vjeçare i ka shkaktuar me librin e saj të kujtimeve.
Në libër, diva e muzikës pop, ankohet për sjelljen e së motrës Alison, më të madhe në moshë, përfshirë këtu edhe ngjarje kur kjo e fundit e ka vendosur në rrezik jetën e së motrës.
Alison i ka mohuar akuzat e këngëtares, duke e ftuar atë t’i provojë ose t’i paguajë dëmshpërblimin 1.2 milionë dollar për fyerje të figurës dhe poshtërimit publik.
Libri me kujtime, “The meaning of Mariah Carey” u publikua në shtator të vitit të shkuar, por vetëm tani e motra ka ngritur padi në Gjykatën e Nju-Jorkut