Një burrë drejtonte makinën pa patentë prej më shumë se 70 vitesh. Rasti është shënuar në Nottingham të Britanisë së Madhe.
Ai u ndalua për kontroll nga një patrullë policore. 84-vjeçari u tha policëve se e drejton makinën pa patentë prej 70 vitesh.
Policia britanike, e cila bëri të ditur rastin, tha se ky person e kishte drejtuar makinën që kur ishte 12 vjeç dhe nuk ishte ndaluar kurrë nga autoritetet.
Madje nuk ishte përfshirë asnjëherë në një aksident, as në rastin më të vogël.
Nisur nga ky rast policia britanike u bëri thirrje qytetarëve që të verifikojnë dokumentet në mënyrë që t’i kenë të rregullta, pasi me vendosjen e kamerave të reja që bën njohjen automatike të targave të automjeteve në rrugë, do të jetë më e lehtë të zbulohen gjobat apo dokumentet e papaguara të makinës.