Politika E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë takon kryetarin e GJKKO-së

E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë takon kryetarin e GJKKO-së

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua këtë të Premte me Kryetarin e Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar GJKKO Erjon Bani.

Siç njofton Ambasada Amerikane, në takim u theksua angazhimi i SHBA-së për të mbështetur luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Ata diskutuan rolin kritik të gjykatës në sigurimin e drejtësisë, dhënien fund të mosndëshkimit dhe forcimin e besimit publik, si dhe mundësitë për bashkëpunim të vazhdueshëm për të mbështetur drejtësinë, pavarësinë dhe integritetin në vendimet gjyqësore”, thuhet në faqen zyrtare krahas fotove nga takimi.