Pas shpjegimeve për SPAK-un, këtë herë Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar një tjetër video ilustruese.
Selia diplomatike përmes videos shpjegon organin tjetër të drejtësisë, Byronë e Hetimit.
Ambasada shkruan mes të tjerash se Byroja Kombëtare e Hetimit është njësia hetimore e SPAK dhe se është e ngjashme me FBI-në amerikane.
“Në shumë mënyra BKH është e ngjashme me FBI-në amerikane, e cila heton krime të nivelit të lartë në Shtetet e Bashkuara”, thekson ambasada.
“Në videon e kaluar, mësuat mbi Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Anti-Krim i Organizuar (SPAK). Këtë javë do të flasim për Byronë Kombëtare të Hetimit, ose shkurt BKH. Çfarë është BKH? Përse është e rëndësishme BKH? Shikoni këtë video për të mësuar se si BKH dhe Prokurorët e Posaçëm do të jenë në gjendje të hetojnë korrupsionin në nivelet më të larta’, shkruhet në përshkrimin e videos.