Extra E njihnin të gjithë taksistët në ish-Bllok, Albano rrëfen njohjen me një...

E njihnin të gjithë taksistët në ish-Bllok, Albano rrëfen njohjen me një vajzë në Instagram për të cilën u pendua

Aktori Albano Bogdo ka rrëfyer sot në ‘Ferma VIP’ njohjen me një vajzë, që nisi nga rrjeti social Instagram, për të vijuar më pas me biseda telefonike. Pas disa ditësh biseda, Albano tregon se doli për një takim me vajzën në ish-Bllok, ku pasi konsumuan diçka për të pirë, do largoheshin me taksi.

Aktori rrëfen se ndonëse ai është një personazh publik, atij nuk i fliste asnjë taksist, ndërsa vajzën me të cilën ai kishte dalë e njihnin të gjithë me emër. Por jo vetëm kaq, Albano rrëfen se edhe kamarieri ku shkuan për të pirë, e njihte shumë mirë, madje e dinte edhe se çfarë merrte gjithmonë për të pirë.

Kjo situatë e pakëndshme për aktorin, ka bërë që ai ti jap fund lidhjes, ende pa nisur mirë.

“Kur më kanë ardhur mendtë, kam dalë me një gocë. Folëm në Instagram, më shkruajti vetë për punën e më dha një mendim gjysëm profesional. Kemi folur nja 3-4 ditë në Instagram, pastaj këmbyem numrat dhe kemi folur nja 5-6 net. Dolëm dhe thash s’po marr makinën se kam pirë.

I thashë hajde marrim taksi. Unë jam i famshëm, më njohin të gjithë, po nuk më fliste njeri mua, i flisnin të gjithë kësaj. Edhe kjo u fliste me emra, edhe këta. Tek taksia e 6 e kuptova dhe i thashë ik ti se po shkoj të marr makinën. E më tha çfarë ke, s’kalove bukur? E i thash më mirë që mbaroi bukuria këtu. Erdhën ata çunat e koktejeve dhe i thashë unë do pish nja dy shotsa, e ata më thanë që kjo e di vetë se çfarë pi. Kjo do të thotë që i ke treguar për personalitetin. Të të njohin të gjithë taksistat është…”, tha Albano.