Një nga të mbijetuarit e tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë mëngjesin e 6 shkurtit ka treguar sesi e ruajti gjakftohtësinë ndërsa ndodhej nën rrënoja.
Duke folur për mediat vendase, Ziya Soner Tughtekin rrëfeu se kishte mbetur i bllokuar nën gërmadhat e një ndërtese në provincën Antijaman në Turqinë juglindore për 56 orë.
“Nuk e dija sa ditë kaluam nën rrënoja … Kisha duhan me vete, po dridhja një cigare dhe po pija duhan,” tregon ai.
Tughtekin u shpëtua bashkë më të birin 56 orë pas tërmetit me magnitutë 7.8 të shkallës Rihter.
Ai dhe djali i tij dolën gjallë nga rrënojat, por bashkëshortja dhe vajza e tij nuk ishin aq me fat.
“Në momentin e tërmetit, vajza dhe gruaja ime u përpoqën të vinin tek unë. Atyre u shemb tavani dhe mbetën të vrara në vend”, rrëfen ai.
Këshilla e Ziya-t për raste të tilla është të bëjnë të njëjtën gjë si ai dhe të mundohen të ruajnë gjakftohtësinë.
Ekipet e shpëtimit e nxorën nga ndërtesa e shkatërruar me cigare në gojë.
Yer: Adıyaman. Askerlerimiz tarafından enkaz altından ağzında sigara ile kurtarılan yaşlı bir adam, tüm ısrarlara rağmen sigarayı bırakmadı. pic.twitter.com/vUQm6Zr7KR
— Trajikomik Haber (@TrajikomikNews) February 8, 2023