Një fermer ka mbetur i shokuar pasi zbuloi se një nga dhitë e tij kishte lindur një kec me dy koka, i cili ishte i aftë të hante me të dy gojët e tij.
Krijesa e pabesueshme ka lindur në fermën e familjes Nueske, në Wittenberg, Wisconsin.
Jocelyn Nueske, i ka një fermë ku mban dhe mjel dhitë, e ka quajtur kafshën Janus, njësoj si perëndia romake i cili shpesh përshkruhet si me dy fytyra.
Familja po shpreson që ta mbaj Janusin si kafshë shtëpiake, gjithsesi ata janë të frikësuar rreth faktit nëse ai do të arrijë të mbijetojë.