Në një kompleks universitar në Indi, një grup majmunësh sulmuan një teknik laboratori dhe vodhën mostra gjaku nga pacientë që ishin pozitivë me koronavirus.
Sipas Reuters, sulmi ndodhi këtë javë, ndërsa tekniku po lëvizte nëpër kompleksin e fakultetit mjekësor në qytetinMirut në shtetin Uttar Pradesh.
“Majmunët rrëmbyen kampione gjaku nga katër pacientë COVID-19 të cilët po mjekoheshin dhe pastaj ikën”, tha një zyrtar i fakultetit, duke shtuar se mostrat e gjakut duhej të merreshin përsëri nga pacientët.
Nuk dihet nëse majmunët kanë derdhur kampione gjaku dhe njerëzit që jetojnë afër kompleksit – i cili ka shumë gjelbërim, një habitat i përshtatshëm për këto kafshë – kanë frikë se infeksioni mund të transmetohet në zonat e banuara nëse mostrat i arrijnë ato.
Sidoqoftë, siç tha zyrtari i fakultetit, tani për tani nuk ka asnjë provë që, në rast kontakti me gjakun e infektuar, majmunët gjithashtu mund të infektohen dhe kështu të transmetojnë infeksionin.