Kuriozitete E pabesueshme nga Ukraina: E moshuara që u shpall e vdekur trondit...

E pabesueshme nga Ukraina: E moshuara që u shpall e vdekur trondit pas 10 orësh

Një grua nga Ukraina, e cila u raportua e vdekur, u “kthye në jetë” dhjetë orë më vonë.

Pasi dy mjekë dhe policia e shpallën të vdekur, familja e saj filloi të përgatisë funeralin, por Ksenia Didukh, një infermiere e moshuar në pension, filloi të jepte shenja jete. Ajo u shërua plotësisht menjëherë pas “rilindjes”, sipas Odditycentral.com.

E gjitha ndodhi rreth 20 ditë më parë. Infermierët raportuan vdekjen e saj në orën gjashtë të mëngjesit. Mjekët kontrolluan sinjalet vitale dhe panë që nuk kishte shenja jete. Ajo ishte në fazën e tretë të një gjendje kome. Vdekja e saj u konfirmua gjithashtu nga policia. Autoritetet lokale filluan të bëjnë certifikatën e vdekjes. Por vajza e saj vuri re që diçka e çuditshme po ndodhte.

“Disa orë më vonë, ne prekëm ballin e saj dhe vumë re se ishte e ngrohtë. Duart e saj ishin gjithashtu të ngrohta dhe ne e kuptuam që ajo ishte gjallë”, tha vajza e saj.

Mjeku i kujdesit intensiv tha që ai kurrë nuk kishte pasur një rast si ky në përvojën e tij 37-vjeçare.

Kur Ksenia u pyet se çfarë pa kur ishte në gjendje kome të thellë, ajo u përgjigj se kishte parë “mbretërinë e parajsës”. Ajo tha që thirri babanë e saj, pasi donte ta pyeste nëse ishte i qetë atje, dhe më pas kur hapi sytë mbi të ishte familja e saj.

Sipas mediave ukrainase, Ksenia Didukh ka dalë nga spitali dhe është në gjendje të mirë shëndetësore për moshën e saj.