Sport E papritur! Pique njofton tërheqjen nga futbolli: Të shtunën, ndeshja ime e...

E papritur! Pique njofton tërheqjen nga futbolli: Të shtunën, ndeshja ime e fundit në Camp Nou

Gerard Pique, në mënyrë të papritur, ka njoftuar tërheqjen nga futbolli. Mbrojtësi i Barcelonës ka bërë me dije në rrjetet sociale se ndeshja e së shtunës në mbrëmje, ndaj Almeria, do të jetë ndeshja e tij e fundit në Camp Nou dhe se do të tërhiqet nga futbolli.

“Tani që ëndrrat e mia të fëmijërisë u realizuan, dua t’ju them se është koha për ta mbyllur këtë cikël. Unë gjithmonë e kam thënë se pas Barcelonës nuk do të luaj me asnjë klub tjetër, dhe kështu do të ndodhë. Të shtunën do të luaj ndeshjen time të fundit në Camp Nou! Do të jem gjithmonë tifoz i Barcelonës, kjo është familja ime. Një ditë do kthehem sërish, forca Barcelona”, theksoi 35-vjeçari, vendim që i ka befasuar të gjithë. Pique është pjesë e Barcelonës prej vitit 2008 dhe gjatë aventurës me ekipin e zemrës ka fituar plot 30 trofe.

35-vjeçari ka luajtur gjatë karrierës së tij të suksesshme me Manchester United, Real Zaragoza dhe Barcelona: 428 ndeshje dhe 30 gola.

Me katalanasit ka fituar gjithçka: 8 kampionate spanjolle, 7 Kupa Spanje, 6 Superkupa Spanje, 4 Champions League, 3 Superkupa Europe dhe 3 Botërorë Klubesh.

Me Spanjën, Gerard Pique ka fituar një Botëror dhe një Evropian.