Një burrë në Turqi zbuloi se bashkëshortja po e tradhtonte me ndihmën e papagajve të tij, sipas “Il Messaggero”.
Siç dihet, e veçanta e këtyre kafshëve është se përsërisin shumë prej frazave që thuhen dhe për këtë arsye dy bashkëshortët kanë përfunduar në gjykatë.
Dy papagajtë u thirrën gjithashtu si dëshmitarë. Rasti u bë viral në rrjetet sociale.
Kur burri u kthye në shtëpi dëgjoi papagajtë e tij të përsërisin frazën: “Burri im nuk është këtu, hajde”.
Kështu ai e kuptoi menjëherë se bashkëshortja po përfitonte nga orët në të cilat ai nuk ishte në shtëpi për të paralajmëruar të dashurin e saj.
Falë “ndërhyrjes” së kafshëve ai më pas i kërkoi asaj divorcin.
Avokati i tij, Ted Buckland, konfirmoi praninë në gjykatë të dy zogjve, të thirrur për të dëshmuar në emër të burrit, në një postim në X.