Ky fenomen uli edhe nivelin e liqenit, duke bërë që Shërbimi i Parkut Kombëtar të ndalojë lundrimin me varkë nga vizitorët në zonë.
Erërat e forta në Kaliforni të SHBA-së kanë zhvendosur Liqenin Manly në Luginën e Vdekjes rreth 3 kilometra. Ky fenomen uli edhe nivelin e liqenit, duke bërë që Shërbimi i Parkut Kombëtar të ndalojë lundrimin me varkë nga vizitorët në zonë, shkruajnë mediat amerikane.
Liqeni u përhap për të mbuluar më shumë tokë, por në një thellësi më të cekët. Uji ngadalë u kthye në shtratin e tij origjinal, por me erërat që përshpejtonin avullimin, Liqeni Manly mbeti më i cekët dhe më baltë se më parë.
“Ishte e mahnitshme të shihje një liqen të tërë të migronte. Sidoqoftë, uji u tërhoq, duke lënë baltë pas. Si rezultat, varkat përfundojnë duke u tërhequr zvarrë nga vizitorët. Kjo lë gjurmë dhe shenja që ka të ngjarë të jenë të dukshme për vite me rradhë. Kjo nuk na la zgjidhje tjetër veçse të kufizojmë lundrimin me varkë në Liqenin historik Manly”, tha Superintendent i Parkut Kombëtar të Luginës së Vdekjes, Mike Reynolds.
Liqeni Manly është një liqen kalimtar. Liqeni Manly është një liqen i përkohshëm që formohet në Basenin Badwater kur bie shi i mjaftueshëm për të mbuluar sipërfaqen e kripës. Liqeni u kthye pasi dy stuhi sollën sasi rekord shiu në Luginën e Vdekjes: Uragani Hilary në gusht dhe lumi atmosferik në fillim të shkurtit.