Duket e pabesueshme, por në fakt është e vërtetë. Banorë të një fshati në Lis të Matit kanë konstatuar në kotecin e pulave të tyre një zog me katër këmbë.
Kjo është vënë re një ditë më parë teksa familjarët kanë konstatuar se klloçka që rrinte prej javësh në strofullën e saj kishte çelur zogjtë.
Zogu i cili ka dalë në jetë sëbashku me tetë zogj të tjerë, ra në sy të familjarëve të cilët nisën të tregonin një kujdes të shtuar për të.
Këtë të enjte, zogu arrinte të ecte vetë, ndonëse dy këmbët e pasme nuk mund t’i përdorte.
Familjarët thanë se nuk ju kanë besuar syve kur e kanë parë për herë të parë, ndërsa kishin parë e dëgjuar për deformime gjenetike vetëm në media e internet. Ata kanë vendosur që ta mbajnë zogun dhe të kujdesen që ai të rritet. Kjo është hera e parë që në zonën e Matit ndodh një dukuri e tillë natyrore.