Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në komisariatin e policisë së qytetit të Elbasanit, ku rreth orës 18:30, një shtetas i identifikuar si 32-vjeçari me inicialet A.L. ka tentuar t’i vej zjarr këtij institucioni.
Sipas autoriteteve, personi ka ardhur te zyra e informacionit me një shishe benzine në dorë, dhe ka filluar t’i vej flakën dritares.
Efektivët kanë fikur menjëherë zjarrin, ndërkohë që autori i sulmit që nuk ka dëmtuar asnjë punonjës, është arrestuar menjëherë dhe dyshohet të ketë probleme me shëndetin mendor.
Gjithsesi, autoritetet po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe kryerjen e veprimeve procedurale për veprën penale: “Shkatërrim i pronës me zjarr”.