Aktualitet E pazakontë! Tenton t’i vejë flakë komisariatit të Elbasanit, arrestohet 32-vjeçari

E pazakontë! Tenton t’i vejë flakë komisariatit të Elbasanit, arrestohet 32-vjeçari

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në komisariatin  e policisë së qytetit të Elbasanit, ku rreth orës 18:30, një shtetas i identifikuar si 32-vjeçari me inicialet A.L. ka tentuar t’i vej zjarr këtij institucioni.

Sipas autoriteteve, personi ka ardhur te zyra e informacionit me një shishe benzine në dorë, dhe ka filluar t’i vej flakën dritares.

Efektivët kanë fikur menjëherë zjarrin, ndërkohë që autori i sulmit që nuk ka dëmtuar asnjë punonjës, është arrestuar menjëherë dhe dyshohet të ketë probleme me shëndetin mendor.

Gjithsesi, autoritetet po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe kryerjen e veprimeve procedurale për veprën penale: “Shkatërrim i pronës me zjarr”.