Një grua që u etiketua si “Barbie” kur iu bashkua shkollës së Marinës vetëm 19 vjeç, rrëzoi të gjitha paragjykimet kur u rendit e para e klasës dhe deri tani ka kryer misione në më shumë se 100 shtete.
Brie Burgett, tashmë 28 vjeç, është pjesëtare e forcave xheniere. Ajo kishte një diplomë në shkencat politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare kur ishte vetëm 19 vjeç, por duke qenë se nuk gjeti punë, vendosi t’i bashkohej Marinës amerikane
“Njerëzit habiten kur mësojnë punën që bëj sepse nuk dukem si shumica e marinsave”, thotë Brie për “Daily Mail”. “E dija që do të ishte një sfidë, fizike dhe psikologjike, por edhe një mundësi e shkëlqyer për të zhvilluar aftësi drejtuese dhe për të fituar një përvojë të vlefshme”.
Ajo kujton edhe ditët e para në shkollën e Marinës. “Isha e pasigurt se si priteshin gratë në këtë ambient. Kur u futa në zyrën e regjistrimit, i dëgjoja që pëshpëritnin se një “Barbie” dëshiron të bëhet marinse. Kishin dyshime nëse unë do të kapja normat fizike”, thotë Brie. “Por studiova dhe u stërvita shumë dhe në fund u bëra një nga gratë më të reja që bëhej pjesë e Trupës së Marinës”.
Deri tani, ajo ka kryer misione në 108 vende, mes tyre në Japoni, Gjermani dhe Tajlandë, por ajo veçon ndërtimin e shkollave në Filipine dhe punën në Afrikë si momentet më të vështirë dhe të rëndësishme të këtyre udhëtimeve.