Aktualitet E rëndë/ Digjet për së gjalli 49-vjeçari brenda kasolles në Kolonjë

E rëndë/ Digjet për së gjalli 49-vjeçari brenda kasolles në Kolonjë

Një 49-vjeçar në Kolonjë është djegur brenda kasolles mbrëmjen e së mërkurës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Oseckë, pranë Leskovikut.

Ka qenë vëllai që ka lajmëruar policinë duke deklaruar se ishin duke konsumuar alkool mbrëmjen e djeshme dhe më pas 49-vjeçari u largua për te kasollja.

Aty dyshohet se për shkak të lënies ndezur të qiriut, ka marrë flakë kasollja ku qëndronte bariu 49-vjeçar me iniciale A.V. Si pasojë, 49-vjeçari ka humbur jetën.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.