Kryesore E RËNDË/ Flamur Noka qëllon me grushte efektivin e policisë (VIDEO)

E RËNDË/ Flamur Noka qëllon me grushte efektivin e policisë (VIDEO)

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka është përfshirë në një incident të rëndë duke goditur një punonjës policie në ambientet e oborrit të Parlamentit.

Situata u tensionua kur protestuesit që ndodheshin para Bashkisë së Tiranës të udhëhequr nga Klevis Balliu, shkuan përpara Parlamentit ku u përplasën me policinë.

Tensionet u rritën gjatë shtyrjeve nga protestuesit, ndërsa nga ana tjetër policia kundër reagoi.

Kjo shkaktoi reagimin e ashpër të Flamur Nokës dhe deputetëve të tjerë të PD-së që në oborrin e Kuvendit u futën forcat speciale të policisë.

Noka goditi fizikisht njërin prej efektivëve që ishte me skafandër.