Një krim i rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Athinë të Greqisë.
Sipas mediave greke, një 39-vjeçar shqiptar raportohet se ka vrarë gruan. Ka qenë vetë ai që ka lajmëruar policinë duke i thënë se çfarë kishte bërë.
39-vjeçari e vrau gruan me çekiç pas një sherri mes tyre. Në fakt krimi i rëndë ka ndodhur të enjten e kaluar, ndërsa autori lajmëroi sot autoritetet.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë greke. Në papafingon e shtëpisë u gjet trupi i pajetë i viktimës, si dhe kishte erë të keqe për shkak të kohës së gjatë. Në papafingo u gjetën edhe disa qese të zeza që do të ekzaminohen nga ekspertiza.
Identiteti i autorit dhe viktimës nuk dihet ende. 39-vjeçari, i cili u arrestua, i tha policisë se krimin e bëri për xhelozi.
Çifti jetonte në lagjen Ampelokipi dhe gjatë gjithë kësaj jave fëmijët e tyre kanë qenë në shtëpi, ndërsa trupi i pajetë i gruas ishte fshehur në papafingo.