Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Beratit, ku një 45-vjeçar ka shkuar në spital, i plagosur me armë zjarri.
Mësohet se, i plagosuri, banues në lagjen “Uznovë” në Berat, ka mbërritur vetë në spital me mjetin e tij, por nuk ka treguar asgjë, se ku është plagosur dhe kush e ka plagosur.
Gjendja e tij paraqitet e rëndë, ndërsa aktualisht ai ndodhet në sallën e operacionit dhe do të transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Policia, e cila ka shkuar menjëherë në spitalin rajonal të qytetit, pas njoftimit të bluzave të bardha, po punon për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.