Aktualitet E rëndë në Dhërmi: Bien në kontakt me energjinë elektrike, vdes pronari...

E rëndë në Dhërmi: Bien në kontakt me energjinë elektrike, vdes pronari i hotelit, plagosen dy punonjës

Pronari dhe dy punonjës të një hoteli në Dhërmi dyshohet se duke punuar me ndriçimin e jashtëm të hotelit, aksidentalisht kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike pasditen e sotme.

Fatkeqësisht, pronari i hotelit, 40-vjeçari me iniciale A. M., ka ndërruar jetë për shkak të dëmtimeve, ndërsa dy punonjësit e dëmtuar do të transportohen për ndihmë mjekësore të specializuar në Tiranë.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.