Ersida Dyrmishi, 30-vjeçarja e shpallur e humbur 9 ditë më parë pasi bashkëshorti i saj me iniciale T.D ka denoncuar se ajo me datë 25.07.2022 ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më, ka denoncuar në Polici 32-vjeçarin Marjus Musaku, i cili është vënë në pranga.
Arrestimi i tij u bë pas kallëzimit të Ersida Dyrmishit dhe bashkëshortit të saj me iniciale T.D, banues në Durrës.
Çifti ka denocuar se Marjus Musaku e ka mbajtur me forcë për disa ditë në hotel Ersida Dyrmishin, e ka detyruar për të bashkëjetuar dhe ka kryer marrëdhenie seksuale me dhunë me të, nën kërcënimin e një thike dhe duke e kanosur për jetën e familjarëve të saj.
Marjus Musaku akuzohet për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, shtetasin Marjus Musaku, 32 vjeç, banues në Lushnjë, i dënuar më parë për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.