Një ngjarje e rëndë është regjistruar, ditën e sotme, në qytetin e Durrësit, ku një 35-vjeçar, punonjës i firmës që po kryen punime për ndërtimin e pedonales në plazhin e Durrësit, ka humbur jetën teksa punonte.
35-vjeçari ka qenë duke punuar për prerjen e degëve të pemëve në lagjen nr. 13 dhe ka rënë nga koshi i vinçit të punës e për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor dhe policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarjeje.
“Gjatë punës për prerjen e degëve të pemëve në lagjen nr. 13, është rrëzuar dhe ka rënë nga koshi i vinçit të punës, punonjësi i firmës që po kryen punime për ndërtimin e pedonales në plazhin e Durrësit, shtetasi A. L., 35 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë së Durrësit.