Një trup i pajetë është gjetur këtë mëngjes nga peshkatarët rreth 6 milje nga Bishti i Pallës në bregdetin e Durrësit. Mësohet se trupi është i dekompozuar dhe dyshohet se i përket një gruaje.
Trupi i pajetë ka rënë në rrjetat e peshkatarëve, të cilët kanë qenë duke peshkuar në 70 metra thellësi, në det.
Sipas këqyrjes paraprake, rezulton që trupi ka një kohë të gjatë në ujë. Ndërkohë, Policia Shkencore ka nisur hetimet për identifikimin e kufomës, proces ky jo i lehtë për shkak të gjendjes së trupit.