Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Fierit, ku një 34-vjeçar, i identifikuar si Daniel Shkrela ka goditur me sende të forta një avokat 50-vjeçar, të identifikuar si Ergys Selmani në zyrën e tij.
Mësohet se Daniel Shkrela ka qenë në proces divorci e Selmani ka qenë avokat i palës paditëse. Debati ka qenë i ashpër në brendësi të zyrës duke përfunduar në plagosjen e Selmanit.
Avokati është shoqëruar për ndihmë mjekësorë në mjediset e Spitalit të Fierit. Ndërkohë, agresori është shpallur në kërkim nga policia e Fierit, pasi mësohet se pas sulmit, ai është larguar me shpejtësi dhe po punohet për ta kapur.
“Fier/Informacion paraprak: Rreth orës 15:40, në lagjen “29 Nëntori”, Fier, shtetasi D. Sh., 34 vjeç, banues në Fier, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta në zyrën e tij, shtetasin E. S., 50 vjeç, me detyrë avokat. Është shpallur në kërkim shtetasi D. Sh dhe po punohet për kapjen e tij. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njofton Policia e Fierit.