Një 39-vjeçar është gjetur pa shenje jete ditën e sotme brenda automjetit të tij në fshatin Daullas të Fierit.
Mësohet se viktima ishte banues në Tiranë, ndërsa nga hetimet paraprake ka rezultuar se i riu është vetëvrarë me armë zjarri.
“Rreth orës 11:20, në një automjet tip “Volkswagen”, të parkuar në anë të rrugës, në fshatin Daullas, është gjetur i pajetë, shtetasi J. B., 39 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet e deritanishme, dyshohet se 39-vjeçari është vetëvrarë me armë zjarri. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një gëzhojë të fishekut të saj. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë për ngjarjen.