Një aksident i rëndë rrugor u regjistrua mbrëmjen e së dielës në Foxhia të Italisë, ku për pasojë humbi jetën një 8 vjeçar shqiptar.
Sipas të dhënave paraprake, i mituri mori plagë të rënda nga përplasja dhe u dërgua me urgjencë në spitalin “Riuniti”, ku pavarësisht kujdesit të mjekëve nuk mundi të mbijetonte.
Forcat e policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e këtij aksidenti të rëndë që ndodhi pikërisht në ditën e Krishtlindjes.