Një 24-vjeçare shqiptare ka humbur jetën aksidentalisht në Itali, pasi ra nga një lartësi e madhe, në banesën ku ajo jetonte.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në Barcellona Pozzo di Gotto në Siçili, ku 24-vjeçarja Ambra Seferi është rrëzuar aksidentalisht nga dritarja e çatisë duke humbur jetën.
Sipas mediave, nëna e re ishte shqetësuar pasi i ishte mbyllur dera e shtëpisë dhe brenda ishin djali i saj 18 muajsh dhe një vajzë tjetër e mitur e një mikeshës së saj dhe për këtë arsye tentoi të hynte duke kaluar përmes çatisë.
Për fat të keq, ajo shkeli në një dritare që ndodhej në çati dhe u rrëzua.
Pavarësisht se u transportua me urgjencë në spitalin Milazzo dhe iu nënshtrua ndërhyrjeve reanimatore, 24-vjeçarja ndërroi jetë.