Aktualitet E rëndë në Krujë, gjyshi shtyp për vdekje mbesën 2 vjeç në...

E rëndë në Krujë, gjyshi shtyp për vdekje mbesën 2 vjeç në oborrin e shtëpisë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mallkuç të Krujës, ku mësohet se, një person, duke drejtuar automjetin e tij në oborrin e banesës, ka aksidentuar rëndë mbesën e tij të mitur, vetëm 2 vjeç, e cila fatkeqësisht ka ndërruar jetë, si pasojë e plagëve të marra.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të saj, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për procedurat e mëtejshme dhe marrjen në pyetje.

“Krujë/Informacion paraprak: Më datë 05.02.2024, në Mallkuç, shtetasi M. K., duke drejtuar automjetin në oborrin e banesës së tij, ka aksidentuar mbesën e tij të mitur, dy vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë së Krujës.