Aktualitet E rëndë në Kurbin/ E zë kamioni poshtë gjatë punës në servis,...

E rëndë në Kurbin/ E zë kamioni poshtë gjatë punës në servis, vdes mekaniku

Në ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në një servis automjetesh në Laç të Kurbinit.

Mekaniku 45-vjeçar A.M. ka qenë duke punuar në një kamion ku dyshohet se aksidentalisht kamioni e ka zënë poshtë. Fatkeqësisht, mekaniku nuk ju ka rezistuar plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.