Një tjetër rast i rëndë abuzimi me të mitur është denoncuar në fshatin Sheqeras të Maliqit. Sipas denoncimit të bërë në polici, një 44 vjeçar prej 4 vitesh abuzonte me një 12 vjeçare
Burime policore bëjnë me dije se autori është shpallur në kërkim pas denoncimit të familjarëve të të miturës.
E mitura fillimisht iu ka treguar prindërve të saj mbi abuzimin seksual dhe më pas, bashkë me ta ka shkuar në polici për të bërë kallëzimin.
Rezulton se autori i dyshuar ishte mik i babait të saj dhe kishin hyrje dalje familjare.
Sipas kallzimit të bërë prej, autori prej 4 vitesh abuzonte dhe i bënte presion të miturës për të mos treguar asgjë.
Krimi ka ndodhur në një magazinë në pronësi të autorit, ku dyshohet të ketë dhe kamera sigurie prej ku do merren filmime nga server.
Blutë e Maliqit kanë shpallur në kërkim autorin e dyshuar.