Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Tiranë.
Një nënën 37-vjeçare dhe foshnja e sapolindur kanë ndërruar jetë.
37-vjeçarja ishte shtruar me urgjencë në QSUT pas komplikacioneve që kishte patur pas lindjes në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.
Mësohet se nëna 37-vjeçare është dërguar në QSUT në datën 5 tetor dhe ka ndërruar jetën në 7 tetor.
Sipas informacioneve nga zyra e shtypit pranë QSUT-së, nëna ka ndërruar jetë për shkak të parametrave të përkeqësuar (bilirubina e lartë).
Ndërkohë foshnja nuk është dërguar në QSUT, pasi ka ndërruar jetë më herët në maternitet.
Policia ende nuk ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë.