Aktualitet E rëndë në Tiranë: Pedagogu amerikan mbyt me litar gruan, dy qentë...

E rëndë në Tiranë: Pedagogu amerikan mbyt me litar gruan, dy qentë dhe më pas veten

Foto ilustruese

Pas ngjarjes me dy të vdekur në Velipojë, një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme.

Një shtetas amerikan ka mbytur me litar bashkëshorten e tij këtë të hënë në shtëpinë e tyre në Tiranë.

Pas saj mbyti edhe dy qentë e familjes e më pas u vetëvra, po me litar.

Viktimat janë Indah Lilis Sartika Saragih dhe Matthew James Wertz, 55-vjeç.

Ky i fundit punonte si pedagog në një shkollë private në kryeqytetin shqiptar.

Shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë nuk dihen ende.

Çifti amerikan jetonte në një shtëpi në kryqëzimin e rrugës “Valbona” me rrugën “Ramazan Ceku”.