Një 29-vjeçare me iniciale Xh.B. ka ndërruar jetë pasi ka rënë aksidentalisht në kontakt me rrymën elektrike.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e 29-vjeçares në lagjen “10 Korriku” të Vlorës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
“Sot, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në oborrin e banesës, shtetasja Xh. B., 29 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njoftoi policia.