Familjarët e 27-vjeçarit Aleksandër Sadikajt, i cili u vra me bombë me telekomandë dy ditë më parë në Tiranë, kanë reaguar në lidhje me lajmet që po qarkullojnë për të shkuarën e errët e të riut.
Nëpërmjet një reagimi në faqen e resortit të Aleksander Sadikajt në Instagram, familjarët paralajmërojnë se do procedojnë të gjitha mediat që kanë publikuar lajme të rreme për të riun. Ata shprehen se Aleksander Sadikaj nuk ruhej dhe nuk kishte konflikt me askënd. Sipas tyre, për grabitjen e vitit 2011 ai ishte vetëm një minoren, ndërsa për kanabisin në shtëpi, ishte vetëm një lule.
“Faleminderit shumë të gjithëve për ngushëllimet. Jemi të shokuar nga lajmet dhe portalet që me dhimbjen tonë duan të përfitojnë për disa klikime dhe lajme të rreme. Po ju lajmëroj që çdokush që jep apo ka dhënë lajme të rreme do procedohen penalisht nga vetë ne. Figurën e Aleksandrit e dinë të gjithë miqtë dhe njerëzit që e rrethonin dhe këto janë fakte. Mos përfitoni më në emër të tij dhe lëreni të prehet në paqe. Aleksandri nuk ruhej nga askush. Nuk kishte konflikt me askënd dhe jetën e tij e kishte familjare, lëvizte më këmbë, bënte xhiro me biçikletë apo me qen, që një person me probleme nuk i bënte këto po të ishte në vend të tij.
Për vjedhjen që flasin mediat në vitin 2011, Aleksandri ishte minoren, jo kriminel. Dhe për sasinë kanabis në shtëpi që thonë mediat, është vetëm një lule. Kujdes me deklaratat që flisni, sepse të gjithë gënjeshtrat do procedohen penalisht!” shkruajnë familjarët e Aleksander Sadikajt.
Ndërsa në një postim në Instagram, familjarët e Aleksandër Sadikajt shkruajnë se 27-vjeçari nuk i ka hyrë në hak askujt dhe se ka ndihmuar pafund, të gjithë miqtë dhe të shoqërinë e tij.
“Aleksandri JONE, nje djal TRIM me plot Kuptimin e fjales nje Hero I vertete me nje zemer te madhe dhe nje shpirt femije Te cilter te bardhe, nje djal qe ka vuajtur ka sakrifikuar esht lodhur shpirterisht dhe fizikisht per familjen e tij , Alexandri qe Nuk I ka hyre ne hak askujt asnjeher ne jet , nje djal puntor I thjesht qe ka mbjell Te gjitha pemet e fermes me duart e tij Te vogla me cizme llastiku me balte dhe me tuta te shkurtra te grisura, Kemi sakrifikur familjarisht Jemi rritur me vuajtje dhe halle plot kemi emigruar dhe Te gjitha kto vuajtjet i lane Alexandrit nje shpirt te bardh te paster , Ai ishte me kembe ne toke e mbante shpin ,shpirtin dhe krahet hapur per te gjithe, ai nuk mbante inate as merri ndryshe si ne ai na mesonte te falim,
Eshte gje e mir te falesh zoti thot qe duhet Te falim njerzit me ka thene, nje djal i vogel dikur i tha Alexandrit Babi im eshte ne burge Alexandri qau i mbushi syt me lot i dhembi shpirti per ate djalin vajti ne Jumbo dhe i bleu gjith ato Lodra makina, ndoshta ndoshta ju kujtua vetja tek ai femij i vetem, sepse i vetem ka liftuar ne jet Alexandri, i vetem por Pa Lenduar njeri pa i rene meqaf njeriu cenuar jeten e askujt ai ska ber asnje gabim asnjeher me askend ata qe e njohin e dine zemren e tij te madhe dhe shpirtin e tij Te madh ,ai kishte nje dashuri te madhe per kafshet per kuajt per qenushat e mbushi shpin plot me kafshe, kujdesej ne me shpirt per kafshet edhe kur kali tij vrau kemben ai merzitej me shpirt i trinte mendja te plaga e kalit, Alexandri ka njihmuar shum njerez pa fund, ka ber miresi, bamiresi, nje dit i thash une qe eshte nje vajze me semundje Te rende (kancer) dhe duhet te bej operacion Po ska lek Jan shum te varfer Alexandri me tha hajde vemi bashke atje Te shpia e vajzes, ne kemi shkuar atje dhe kemi dhene leket qe ajo vajze Te ishte mir E beri Alexandri sepse I dhembi shpirti Vetem per kete gje, Ai ndihmonte pafund te gjithe shoket, shoqet dhe miqte e tij per cdo problem qe kishin, shoket thone qe kur shikonim Alexin sikur shikonim driten e diellit, Alexandri lozte si femij ai ishte nje femij ne shpirt kishte nje jet te thjeshte si femij, Alexandri nuk ishte rritur kur ne shpirt”, shkruajnë familjarët.